Te Barcelona pritet të ketë shumë largime në fund të sezonit, një nga emrat e parë që është konfirmuar është Inaki Pena.
Portieri i lindur në Alicante, i cili ka shërbyer si zëvendësues i Ter Stegen dhe Sczesny te katalanasit, nuk do të luajë më për klubin dhe tashmë po eksploron mundësi të reja për hapin tjetër në karrierën e tij.
Ndër klubet që kanë treguar më shumë interes është Sevilla, e cila po kërkon të forcojë portën dhe Inaki Pena duket se është profili që po kërkojnë. Situata kontraktuale e portierit lehtëson marrëveshjen, pasi ai do të vinte me kosto zero.
Edhe Celta Vigo po ashtu interesohet për 26-vjeçarin, klubi galician e vlerëson profilin e tij dhe beson se ai mund të ishte një prurje e mirë për projektin e tyre të ri sportiv.
Megjithatë, Sevilla është më e avantazhuar për të transferuar Inaki Pena-n, pasi bisedimet mes palëve janë avancuara dhe zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të vijë në fundin e sezonit aktual.