Manchester City ka arkëtuar tre pikë të mëdha që ia përforcojnë hapin për një vend në garat e Champions League.
Skuadra e Cityt si vendas e mundi me rezultat 1:0 Wolves-in, në takimin e javës së 35-të në Premier League.
Kevin de Bruyne ka realizuar në minutën e 35-të pas asistimit të futbollistit Doku.
Manchester City renditet në vend të tretë me 64 pikë e Wolves në të 13-tin me 41 sosh.