Nuk kanë fund problemet me huliganizmin në futbollin kroat, këtë herë ata "tejkaluan lojën".
Në fshatin Pujanke, shpërtheu përleshje e madhe midis tifozëve të Dinamos së Zagrebit dhe Hajdukut të Splitit, të gjitha këto para derbit të madh të sotëm midis këtyre dy ekipeve.
Mbi 200 tifozë nga të dyja palët morën pjesë në sherr.
Tifozët ikën me vrap dhe u hodhën në makinat e kalimtarëve, si dhe në shtëpitë e banorëve vendas për tu fshehur.