Trajneri rikthen mesfushorin e Kombëtares si titullar

- Bota Sot

Trajneri rikthen mesfushorin e Kombëtares si titullar

Etinik Brruti është rikthyer si titullar te Malisheva.

Sot në orën 15:00 ndaj Dukagjinit, do të luhet ndeshja e vlefshme për javën e 32-të të Superligës së Kosovës.

Pas ftesës nga Silvinjo, Brruti nuk ishte preferuar si titullar në disa ndeshje të Malishevës.

Dhe pse përpara marsit, 21-vjeçari ishte titullar i padiskutueshëm.

Trajneri Bekim Isufi e ka llogaritur sërish për mesfushën. I afruar te Malisheva në janarin e vitit 2023, Brruti ka kontratë të vlefshme deri në përfundim të sezonit të ardhshëm.

Kujtojmë se te Kombëtarja ishte në tribunë për të dyja ndeshjet e kualifikueseve të Botërorit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot