Tifozët e Hajdukut të Splitit dhe Dinamo Zagreb janë përfshirë në sherr masiv, para ndeshjes që vendos përballë dy skuadrat.
Në Split të Kroacisë, mbi 100 tifozë u arrestuan ku pjesa më e madhe ishin tifozë të Dinamo Zagreb.
Huliganët e Dinamo Zagreb kishin udhëtuar në këtë transfertë, të pashoqëruar nga policia.
Pikërisht në rrugë, disa orë para fillimit të ndeshjes, ndodhi e gjitha skena mes dy grupimeve.
Përplasja mes “Bad Blue Boys” dhe “Torcida” zgjati rreth 9 minuta. Policia ndërhyri për të arrestuar me dhjetra tifozë.
Sfida e zjarrtë mes dy skuadrave do të fillojë në orën 16:00. Dinamo Zagreb ka 1 pikë më pak se Hajduk Split, që kryeson me po aq pikë sa Rijeka. Këto të fundit kanë humbur tri ndeshjet e fundit dhe tashmë rrezikojnë fitimin e titullit.