Ky është derbi i çmendur kroat, DInamo e Hoxhës shokon Hajdukun e Gattusos!

- Bota Sot

Ky është derbi i çmendur kroat, DInamo e Hoxhës shokon Hajdukun e Gattusos!

Dinamo e Zagrebit ka shkaktuar tërmet në "Polud" të Splitit.

Hajduku duket se po mbetet pa titullin e kampionit pas kësaj humbje me rezultat 3:1 nga Dinamo e Zagrebit. 

Dinamovitët tani jan kandidatët më seriozë për titullin e kampionit pas këtij triumfit të çmendur në Split, në një atmoferë drithëruese.

Pierre - Gabriel në minutën e 51-të realizoi për dinamovitët, ndërsa pas pesë minutave (56) Livaja ka barazuar rezultatin 1:1.
Kulenoviq në minutën e 64-të realizoi për 1:2 në favor të Dinamos. 

Në minutën e 90+12, Suçiç ka shënuar për 1:3.

Arbër Hoxha është aktivizuar nga minuta e 69-të prë Dinamon, në fitoren e madhe.

Trajneri i Hajdukut, italiani i mirënjohur Gennaro Gattuso me dhimbje koke, titulin që e kishte në dorë po ikë në javët e fundit.

Sipas mediumit kroat “24 sata”, ndeshjen e prëcollën 32.111 shikues.

Stadiumi ishte përplot me shikues.

Pas javës së 33-të në Kampionatin e Kroacisë, Dinamo kryeson me 58 pikë, ka një ndeshje më shumë se Rijeka në vend të dytë me 56 dhe Hajduku renditet i treti me 56 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot