Arsimi fiton derbin e madh, merr vendin e dytë në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut

- Bota Sot

Arsimi fiton derbin e madh, merr vendin e dytë në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut

Skuadra shqiptare Arsimi nga Çegrani sot ka treguar zemër të madhe duke triumfuar në derbin e madh, me rezultat 2:1 ndaj Bregallnicës së Shtipit.

Arsimi si vendas ka luajtur në Gostivari por mori tre pikë që peshojnë shumë dhe kalojnë në pozitën e dytë në klasifikim në kuadër të javës së 27-të të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Bashkimi i Kumanovës si vendas zhgënjeu, barazoi 1:1 me Skopjen.

Makedonija GP Kryeson me 60 pikë, pasojnë Arsimi me 58, Bashkimi 57, Bregallnica 52 pikë etj.

ava e 27-të

Arsimi – Bregallnica 2:1
Bashkimi - Skopje 1:1
Bellasica – Detonit Plaçkovica 1-2
Kamenicë Sasa – Vardari Negotinë 4:2
Makedonija GP – Boreci 3:0
Novaci – Vardarski 3:0
Ohri – Kozhufi 1:0
Pobeda – Osogovo 0:0



Lexoni të gjitha në Bota Sot