Rikthim i bujshëm

- Bota Sot

Rikthim i bujshëm

Barcelona do të luajë në transfertën e Vajadolidit në orën 21:00.

Ndeshja është e vlefshme për javën e 34-t të kampionatit ku Barça kryeson.

Trajneri Hansi Flik ka vendosur të lërë pushim 9 lojtarë, nga ndeshja e fundit me Interin. Si titullarë kanë mbetur vetëm Zherard Martin dhe Pedri.

Po ashtu do të ketë edhe një debutim. Dani Rodrigez ka mundësinë të tregojë aftësitë në sulm. Ter Shtegen ndërkohë rikthehet në fushë pas disa muajsh mungesë për shkak dëmtimi.

FORMACIONET ZYRTARE

Real Vajadolid: Fereira; Amalah, Anuar, Aznou, Kndela, Komert, Juriç, Moro, Ozkacar, Sançes, Syla

Trajner: Alvaro Rubio

Barcelona: Ter Shtegen; Arauho, Gavi, Pedri, Ansu Fati, Kristensen, Fermin, Pau Viktor, H. Fort, Zherard Martin, Dani Rodrigez

Trajner: Hansi Flik.



Lexoni të gjitha në Bota Sot