Lëndimi i rëndë i Erdon Dacit i ka dhënë fund kontratës me Zenisin!!
Futbollisti shqiptar nga Shkupi, Erdon Daci, nuk është më anëtar i Zheniz të Kazakistanit, për shkak të një dëmtimi të rëndë që pësoi gjatë një ndeshjeje.
Qendërsulmuesi 26-vjeçar nënshkroi për ekipin në fillim të këtij viti, por pësoi një dëmtim të rëndë gjatë një ndeshjeje të Kupës së Kazakistanit. Ai ka përjetuar një këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior dhe lojtari do të mungojë për një kohë të gjatë.
Për shkak të seriozitetit të lëndimit, të dyja palët e ndërprenë kontratën me marrëveshje miqësore. Daci luajti katër ndeshje për Zenisin dhe shënoi një gol.