Drita praktikisht kampion i Kosovës

- Bota Sot

Drita praktikisht kampion i Kosovës

Drita e Gjilanit është edhe praktikisht kampion i Kosovës.

Drita e ka mposhtur me rezultat 1:0 finalistin e Kupës së Kosovës, Llapin e Podujevës, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin me barin sintetik në Gjilan. 

Llapi ka pësuar humbje që ia komplikon edhe më shumë punët, që mundet të mbetet në zonën e barazhit.

Drita e kryetrajnerit Zekirija Ramadani pas 5 viteve rikthen  titullin në Gjilan. 

Në minutën e 84-t direkt nga goditja e dënimit shënoi Iljasa Zulfiu.

Drita është në vend të parë me 69 pikë, ka 12 më shumë se Ballkani dhe Llapi renditet në pozitën e tetë me 40 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot