Ilir Daja del nga vetja dhe kapet keq me arbitrin

- Bota Sot

Ilir Daja del nga vetja dhe kapet keq me arbitrin

Vllaznia fitoi 2-1 ndaj Dinamos në gjysmëfinale, duke prerë biletën për finalen e madhe, aty ku do përballet me fituesin mes Egantias dhe Partizanit.

Në fund të ndeshjes së sotme mes Vllaznisë dhe Dinamos nuk munguan tensionet, protagonist kryesor Ilir Daja.

Trajneri i Dinamos i pakënaqur me arbitrin kryesor të takimit Eldorjan Hamiti, i cili dha dy penallti në pjesën e parë për shkodranët, gjë që duket se e ka acruar keq teknikun kryeqytetas.

Në fund të ndeshjes, Daja ka dalë nga vetja dhe ka nisur me ofendime në drejtim të Hamitit. U desh ndërhyrja e pjesës tjetër të stafit të Dinamos për parandaluar situatën që mund të shkonte më keq se kaq.



Lexoni të gjitha në Bota Sot