Manchester United ka marrë një vendim për të ardhmen e tre lojtarëve ndërsa sezoni 2024/25 po i afrohet fundit.
“Djajtë e Kuq” kanë pasur një sezon të dobët, me të dy trajnerët – Erik ten Hag dhe aktualisht Ruben Amorim – që janë përballur me vështirësi në “Old Trafford”. Pas 35 ndeshjesh në Premier League, United renditet në vendin e 15-të me 16 humbje dhe vetëm 10 fitore, duke pësuar humbjen e fundit dramatike 4-3 kundër Brentfordit të dielën (4 maj).
Skuadra aktuale e United duket se nuk përputhet me formacionin karakteristik 3-4-3 të Amorim, çka nënkupton se disa lojtarë pritet të largohen, ndërsa të tjerë mund të mbërrijnë në verë.
Portugezi solli në merkaton dimërore mbrojtësin qendror 18-vjeçar Ayden Heaven dhe mbrojtësin e majtë 20-vjeçar Patrick Dorgu, por kërkon ende lojtarë me cilësi të lartë dhe eksperiencë nëse dëshiron të luftojë për trofe sezonin e ardhshëm.
Një nga lojtarët që mund të largohet është kapiteni Bruno Fernandes. 30-vjeçari ka qenë lojtari më i spikatur në një skuadër ndryshe zhgënjyese.
Sipas gazetarit saudit Abdullah Al-Hunayan, klubi i Arabisë Saudite, Al Hilal, ka zhvilluar bisedime me agjentin dhe avokatin e Fernandes për një transferim të mundshëm para nisjes së Kupës së Botës për Klube më 14 qershor. Megjithatë, Amorim i ka hedhur poshtë këto thashetheme duke thënë në mars: “Dua që Bruno të qëndrojë, sepse duam të fitojmë sërish Premier Leaguen.”
Ndërkohë, sipas Manchester Evening Neës, disa lojtarë të ekipit të parë dhe akademisë do të largohen këtë verë, përfshirë Jack Kingdon, Sam Murray dhe James Nolan. Nolan (19), Murray (20) dhe Kingdon (19) janë në fund të kontratave të tyre dhe nuk do t’u ofrohen marrëveshje të reja.
Kingdon ishte pranë firmosjes me klubin zviceran Lausanne, që është në pronësi të INEOS, por përfundimisht u huazua te Rochdale në National League. Nolan, nga ana tjetër, u huazua te klubi skocez Inverness Caledonian Thistle verën e kaluar dhe ka bërë 33 paraqitje këtë sezon. Ndërkohë, mbrojtësi i majtë Murray ka vazhduar zhvillimin me ekipin U21 të United, ku së fundmi ka qenë kapiten dhe ka shënuar në play-off-et e Premier League 2 ndaj Ëest Hamit më 5 maj.