Sergio Agüero ishte shumë afër të luante në Serie A.
Kampioni argjentinas është një legjendë e Manchester Cityt, por historia e tij mund të ishte krejtësisht ndryshe. Para se të mbërrinte në Angli, Kun ishte një hap larg Juventusit.
Vetë ish-sulmuesi e ka treguar këtë në një intervistë për Marca: “Në Spanjë ka pasur gjithmonë thashetheme për kalimin tim te Real Madrid, por kurrë nuk ka pasur diçka konkrete”.
“E vërteta është se para nënshkrimit me City-n, isha një hap larg Juventusit, gjithçka ishte e përcaktuar.
Në fund zgjodha anglezët sepse doja të provoja një përvojë në Premier League dhe sepse ata do të luanin në Champions League, për të cilën Juve nuk ishte kualifikuar”.