Agüero zbulon: Ishte e mbyllur me Juven, pastaj zgjodha City-n

- Bota Sot

Agüero zbulon: Ishte e mbyllur me Juven, pastaj zgjodha City-n

Sergio Agüero ishte shumë afër të luante në Serie A.

Kampioni argjentinas është një legjendë e Manchester Cityt, por historia e tij mund të ishte krejtësisht ndryshe. Para se të mbërrinte në Angli, Kun  ishte një hap larg Juventusit.

Vetë ish-sulmuesi e ka treguar këtë në një intervistë për Marca: “Në Spanjë ka pasur gjithmonë thashetheme për kalimin tim te Real Madrid, por kurrë nuk ka pasur diçka konkrete”.

“E vërteta është se para nënshkrimit me City-n, isha një hap larg Juventusit, gjithçka ishte e përcaktuar.

Në fund zgjodha anglezët sepse doja të provoja një përvojë në Premier League dhe sepse ata do të luanin në Champions League, për të cilën Juve nuk ishte kualifikuar”.



Read it all at Bota Sot