Moratti: Përjetova të njëjtat emocione dhe lumturi si më 2010

- Bota Sot

Moratti: Përjetova të njëjtat emocione dhe lumturi si më 2010

15 vite më vonë, Interi ka eliminuar sërish Barcelonën në gjysmëfinalen e Champions League, duke fituar mundësinë për të ngritur trofeun më 31 maj në Mynih.

Nuk do të ketë Tripletë si në vitin 2010, por emocionet e përjetuara në atë 4-3 të pabesueshëm në “San Siro” kanë përshkuar edhe ish-presidentin Massimo Moratti.

“Ishte një mbrëmje e mrekullueshme, – komentoi Moratti për “SportMediaset”, – emocionuese në çdo aspekt. Kaluam çdo lloj ndjenje: nga gëzimi fillestar te zhgënjimi për përmbysjen, pastaj në mënyrë heroike erdhi goli i barazimit në fund. Fantastike”.

Interi kaloi falë golit të Frattesit në shtesë dhe pritjeve të Sommerit, pas dy rezultateve 3-3 në ndeshjen e parë dhe të kthimit ndaj katalanasve: “Ishin dy ndeshjet më të bukura që kam parë, Interi e ka merituar plotësisht këtë finale”.

Sa iu përket ngjashmërive me vitin 2010, Moratti është i sigurt: “Ishin dy beteja të vërteta, edhe pse me skenarë dhe rezultate të ndryshme. Sidoqoftë, emocionet ishin të njëjta, ashtu si edhe lumturia në fund”.

Në lidhje me finalen në Mynih, Moratti nuk ka ndonjë preferencë për kundërshtarin: “Nuk ka rëndësi se kush do të jetë përballë, kushdo qoftë duhet të përballemi me të njëjtën vendosmëri dhe qartësi mendore si ndaj Barcelonës”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot