Selektori i Kombëtares së Kosovës, Bujar Qerimi, merr frymë thellë pasi që e ka të qartë kah vjen rreziku i madh nga kundërshtari përkatësisht Ishujt Faroe, që shumica e hendbollistëve i luajnë në Gjermani e Danimarkë.
Pse e ka Bujar Qerimi një problem?
Sepse kundërshtari për 60 minuta luan 7 me 6.
Ky është problemi që e shqetëson selektorin tonë.
Këtë e thotë edhe Qerimi sepse me kohë e ka vërejtur rrezikun.
Sido që jetë, Qerimi e ka planin frenues për rivalin.
“Atmosfera është njësoj si tubimin e kaluar, atmosferë e mirë.
Jemi duke u përgatitur për me dalur përball Ishujve Faroe.
Është problematika, arsyeja se ata luajnë 60 minuta 7 me 6.
Mirëpo, jemi duke punuar me gjet zgjdhje për kundërshtarin në fazën e mbrojtjes. Kështu që kemi edhe fuqinë tonë në sulm, për mi gjet zgjidhje sa më të lehta e më të mira”, thotë Qerimi.
Ndeshja mes kombëtares së Kosovës dhe Ishujve Faroe luhet nesër në orën 20.15 në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Për Kosovën është si finale ndeshja me Ishujt Faroe në kuadër të Grupit 6 të rrethit të dytë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.