Ofertat e majme në tavolinë

- Bota Sot

Ofertat e majme në tavolinë

Në merkaton verës së shkuar, Dinamo arriti të bëjë një punë shumë të mirë, duke afruar lojtarë të rinj, por shumë të talentuar, që shpejt lanë gjurmë në Superiore dhe renditen mes më të mirëve.

Por ai që spikat më shumë, është Itodo Mandela, i zbuluar nga Luzi dhe i afirmuar nga Dinamo. Sulmuesi 21-vjeçar nga Nigeria ka shkëlqyer këtë sezon, çka ka ngjallur një interes të madh të klubeve nga liga më të forta.

Sakaq, i ardhur që në verën e 2023-shit, Baton Zabërgja këtë sezon ka arritur të tregojë një nivel të jashtëzakonshëm dhe ashtu si Mandela, të jetë në mesin e interesit të klubeve më të mëdha.

Por mësohet se, pavarësisht ofertave në tavolinë, Dinamo do ta mbajë këtë dyshe edhe në Europë, për t’i shitur pas kësaj aventure.



Lexoni të gjitha në Bota Sot