Gabbia beson te Europa

- Bota Sot

Gabbia beson te Europa

Milan duket po kalon një moment të mirë, duke u kualifikuar për në finalen e Kupës së Italisë, ndërkohë që ka fituar ndeshjet e fundit ndaj Venezia e Genoa.

Gjithsesi, kuqezinjtë janë ende larg zonës së Europës dhe shpresojnë që të bëjnë një hap tjetër përpara në takimin e radhës, atë në “San Siro” ndaj një rivali të fortë si Bologna.

“Duhet të përpiqemi të fitojmë të gjitha ndeshjet, pastaj do të bëjmë një bilanc në fund të vitit. Duhet të bëjmë mirë deri në fund, pastaj do të shohim se çfarë mund të arrijmë“, tha Matteo Gabbia për “Dazn”.

Mbrojtësi kuqezi shpreson që skuadra të arrijë Europën. “Janë edhe 3 ndeshje në kampionat si dhe finalja e Kupës. Kjo e fundit ka histori me vete, por janë ende edhe 9 pikë në lojë”.

Në fund, duke folur për Rafael Leao, ai tha: “Ai nuk duhet të dëgjojë kritikat, por vetëm trajnerin dhe të gjithë ata që e duan vërtet. Është një lojtar i fortë, është një kampion. Ne e përkëdhelim dhe ai na bën të fitojmë ndeshje“.



Lexoni të gjitha në Bota Sot