Trajneri Valverde zbulon prapaskenën para gjysmëfinales

- Bota Sot

Trajneri Valverde zbulon prapaskenën para gjysmëfinales

Atletik Bilbao do të luajë sot në transfertën e Mançester Junajtid. Spanjollët humbën 0 me 3 takimin e parë në shtëpi, por do kërkojnë mrekullinë në transfertë për të siguruar finalen e Ligës së Europës.

Trajneri i Bilbaos, Ernesto Valverde, ka zbuluar një prapaskenë para ndeshjes me Junajtid. Bëhet fjalë për takimin e fundit, që u luajt kundër Real Sociedad ku nëntë lojtarë u bllokuan në një ashensor.

Patëm një ndeshje të vështirë kundër Real Sociedad dhe një fatkeqësi, nëntë lojtarë u bllokuan në ashensor, i cili kishte një kapacitet prej tetë personash. I kemi nxjerrë para ndeshjes”, u shpreh Valverde.

Takimi i Atletik Bilbaos në transfertën e Real Sociedad u mbyll me barazim 0-0. Bilbao mban vendin e katërt në kampionat duke vazhduar garën për sigurimin e zonës Champions.



Lexoni të gjitha në Bota Sot