Llapi në krizë, Ferizaj proteston për një penallti të dyshimtë

- Bota Sot

Llapi në krizë, Ferizaj proteston për një penallti të dyshimtë

Ferizaj ka importuar pikë të madhe nga stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Llapi ka barazuar me rezultat 1:1 me Ferizajn në ndeshjen e javës së 33-t të elitës së futbollit të Kosovës.

Në minutën e 60-t Erion Sadriu me një goditje të plogësht e ka mashtruar portierin Çoriç, duke shënuar për 0:1.

Çoriç hidhet në krahun e djathtë e Sadriu plason topin në këndin e poshtëm të majtë të Llapit.

Në minutën e 68-t gyjqtari Mentor Ajeti ka akorduar penallti, i cili edhe pas shikimit të VAR-it nuk e ka ndryshuar vendimin.

Ferizajasit me kryetrajnerin Arsim Abazi protestuan ashpër për këtë penallti të dyshimtë, gjithnjë sipas tyre.  

Në minutën e 70-të Ardit Tahiri ka shënuar nga penaltlia, për çka ishte goli i 14-të sezonal për të.

Llapi është në krizë të rezultateve, dëshmia më e mirë është pozita e tetë me 41 pikë e Ferizaj është në të katërtin me 49 sosh dhe në garë të fortë për të dalur në garat evropiane.



Lexoni të gjitha në Bota Sot