Vitor Pereira është shpallur trajneri i muajit prill në Premier League, pas një ecurie fantastike me ekipin e tij Wolves.
Pesë ndeshje skuadra e tij i zhvilloi gjatë muajit të kaluar dhe arriti pesë fitore, duke përfshi këtu edhe fitoren ndaj Manchester Unitedit, Tottenhamit dhe West Hamit.
“Ka qenë një muaj shumë pozitiv, i mirë. Këtë e kemi arritur me shumë punë dhe nuk është vetëm merita ime.
Por e të gjithëve në stafin tim dhe lojtarët”, u shpreh Pereira
Pereira është trajneri i pestë nga Portugalia që fiton çmim të tillë në Premier League, pas: Jose Mourinhos, Nuno Espirito Santos, Andre Villas-Boas dhe Bruno Lage./I