Diego Pablo Simeone, trajneri i Atletico Madridit, doli para mediave në prag të sfidës kundër Real Sociedad.
E mundi PSG, ndërsa Interin e eliminoi vitin e kaluar: “Dua t’i përgëzoj të dyja klubet, stafet e tyre teknike, futbollistët, të gjithë. Ne do të vazhdojmë të punojmë në linjën tonë, duke menduar për Real Sociedadin, që është një ndeshje e rëndësishme”.
Samu Lino: “Është një lojtar shumë i rëndësishëm. Sa herë ka luajtur, e ka bërë me shpirt gare dhe ka dhënë gjithçka. Nuk kam asnjë dyshim. E shoh shumë mirë, ndaj ndoshta kësaj radhe do ta nisë nga minuta e parë. Shpresojmë që ajo që pamë në 20 minutat e fundit kundër Alavés të përsëritet për më shumë kohë në këtë ndeshje”.
Orari i ndeshjes: “Nuk jam unë, personi që merr vendime. Duhet të vendosesh edhe në vendin e atyre që i përcaktojnë kalendarët. Nëse nuk do të ishim ne, do të ishte ndonjë tjetër. Është e qartë që të gjithë do të donim të luanim pasdite, që fëmijët të mund ta ndiqnin ndeshjen në një orar më të përshtatshëm. Nuk kam shumë për të shtuar mbi këtë, gjithmonë përpiqem të kuptoj edhe palën tjetër.
Faza finale e sezonit: “Që nga ndeshja me Espanyol e deri më tani kemi konkurruar mjaft mirë, edhe pse pësuam një humbje të dhimbshme ndaj Las Palmas në fundin e asaj sfide. Po përpiqemi të përmirësohemi dhe të japim më të mirën në çdo ndeshje”.
Fokusi te Kupa e Botës dhe Klube dhe La Liga: “Nuk është aq e thjeshtë, fokusi nuk duket i njëjtë. Duhet ta injektojmë besimin në mënyrën më të mirë. Kemi përgjegjësi, sidomos në shtëpi, tifozët do të kërkojnë nga ne dhe kjo do na ndihmojë të hyjmë më mirë në ndeshje. Shpresoj që kjo kërkesë të na bëjë të japim më të mirën”.
Finalistët e Champions-it:
“Të gjithë duan të arrijnë objektiva të mëdhenj, në La Liga, Kupën e Mbretit, Champions, Superkupë, por në fund fiton vetëm një. PSG ka vite që përpiqet me rotacione trajnerësh dhe lojtarësh, por tani me stabilitetin që ka sjellë Luis Enrique, po jep përgjigjet e duhura. Interi ka qenë konkurrues në tri vitet e fundit, edhe pse me një buxhet më të ulët se rivalët.
Ka mbërritur në dy finale Champions-i në tri vite. Ka një punë të bukur dhe të qëndrueshme pas suksesit të dy skuadrave finaliste të Ligës së Kampionëve. Nuk ka rrugë tjetër, përveç kësaj”.
Kerkesa për vendin e tretë: “Konkurruam shumë mirë në La Liga deri në shkurt apo mars. Ndeshja që na dëmtoi më shumë ishte ajo me Getafen, pa dyshim. Pastaj erdhi Champions-i dhe humbja ndaj Barcelonës në La Liga. Brenda një jave humbëm vazhdimësinë me kreun. U eliminuan nga Champions-i në mënyrën që të gjithë e dimë. Deri në atë moment, ekipi kishte bërë shumë mirë. Shpresoj ta mbyllim La Liga-n në mënyrën më të mirë të mundshme”.