Ultras Egnatia paralajmërojnë Vllazninë

- Bota Sot

Ultras Egnatia paralajmërojnë Vllazninë

Egnatia do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni. Rrogozhinasit do të sfidojnë Vllazninë në finalen e titullit, duel që do të luhet më 12 maj në orën 20:00 në “Arenën Kombëtare”.

Skuadra e Edlir Tetovës do të ketë patjetër mbështetjen e tifozëve. “Ultras Egnatia” kanë bërë një postim në rrjetet sociale dhe bëjnë thirrje që të gjithë të bëhen bashkë në mbështetje të ekipit.

Ndër të tjera theksojnë se të hënën të gjithë janë për një qëllim që të çojnë Egnatian drejt fitores.

Është disa e historisë dhe “Ultras Egnatia” do të jetë aty si lojtari i 12-të i skuadrës.

“Të hënën luajmë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit – FINALJA E FINAL 4, Egnatia vs Vllaznia!

Kjo është një ditë historike për klubin tonë, për qytetin tonë dhe për çdo zemër që rreh për EGNATIAN

Data 12 maj duhet të na bashkojë.

Stadiumi ka vetëm një ngjyrë: JESHILE DHE E BARDHË

Le të jemi të gjithë bashkë, pa ndasi, me një qëllim:

???? Të mbështesim djemtë tanë dhe ta çojmë Egnatian drejt fitores!

Ejani në stadium, merrni shokët, familjen dhe dashurinë për ekipin –

???????? Kjo është dita jonë! Kjo është finalja jonë!”, shkruhet në postim.



Lexoni të gjitha në Bota Sot