Akademia kthehet në fokus, dy talente në ekipin e parë të Partizanit

- Bota Sot

Akademia kthehet në fokus, dy talente në ekipin e parë të Partizanit

Në këtë sezon, ndoshta ndikuar edhe nga fakti se skuadra ka qenë në vështirësi, lojtarët e akademisë nuk kanë fituar hapësirën e mjaftueshme në ekipin e parë dhe asnjë prej tyre nuk ka arritur të spikasë. Megjithatë, në fundin e sezonit në stërvitje kemi parë dy lojtarë të ekipit U-17 dhe U-19.

Më së shumti në sy ka rënë prezenca e Elson Himallarit, i cili është vetëm 16 vjeç.

Në këtë sezon i riu ka spikatur me një numër të madh golash, por edhe me cilësitë e tij dhe ka arritur të fitojë pëlqimin e trajnerit Gega, i cili e ka bërë pjesë të ekipit të parë.

Njëjtë mund të themi për Tedi Malajn, i cili ka firmosur edhe një kontratë në klubin e kuq.

Në vijim me siguri klubi i kuq pritet të firmosë një kontratë edhe me Himallarin, me qëllim shmangien e ndonjë interesimi nga klubet e tjera të Superiores e më gjerë. Në sezonin e ardhshëm pritet që edhe të rinj të tjerë të kenë mundësinë të tregojnë veten në ekipin e parë. Partizani prej dy vitesh kishte si synim integrimin e të rinjve, por vështirësitë e këtij sezoni e kaluan akademinë në plan të dytë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot