Pas Inter-Barcelona, Szymon Marciniak do të gjykojë Vllaznia-Egnatia

- Bota Sot

Pas Inter-Barcelona, Szymon Marciniak do të gjykojë Vllaznia-Egnatia

Të hënën në mbrëmje, në “Arenën Kombëtare”, do të luhet finalja e madhe për titullin kampion në “Abissnet Superiore” mes Vllaznisë dhe Egnatias.

Arbitri i njohur Szymon Marciniak, i cili ka drejtuar shumë ndeshje të rëndësishme në karrierën e tij, përfshirë finalen e Kupës së Botës 2022 mes Francës dhe Argjentinës, do të vendosë drejtës në fushë për këtë përballje.

Së fundmi, ai drejtoi ndeshjen spektakolare, gjysmëfinalen Inter-Barcelona në Champions League.

Krahas Marciniak, të gjithë arbitrat e huaj të përfshirë në këtë finale janë polakë.

Asistentët e tij do të jenë Bartosz Heinig dhe Marek Arys, ndërsa në dhomën e VAR-it do të jetë Paweł Malec.

Ky i fundit do të ketë përkrah shqiptarin Kreshnik Barjamaj në rolin e AVAR-it. Arbitri i katërt i takimit do të jetë Enea Jorgji.



Lexoni të gjitha në Bota Sot