Las Palmas është në zonën e rrezikut për largim nga elita e futbollit spanjoll.
Rayo Vallecano si mysafire ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Las Palmasit.
Një ndeshje e luftuar deri në fund por vendasit nuk ia dolën që të barazojnë rezultatin.
Adnan Januzaj u paraqit nga minuta e parë për Las Palmasin.
Januzaj u zëvendësua në minutën e 70-t.
Ivan Balliu u paraqit tërë takimin për Vallecanon në fitoren e madhe.
Pas javës së 35-të Vallecano renditet në vend të shtatë me 48 pikë e Las Palmas në të 18-tin me 32 sosh.