Shkëndija e Haraçinës përgatitet për festën e titullit kampion në Ligën e Tretë-Veri, në Maqedoni.
Më 11 maj, klubi do të ngritë trofeun e kampionit dhe do të marr pjesë në ndeshjen e balotazhit për kualifikim në Ligën e Dytë, më 25 maj.
Haraçinasit kanë rastin historik të ngjiten në Ligën e dytë, aty ku kanë qenë dikur.
Nga ekipet që do të pësojnë humbje në ndeshjet e balotazhit, dy skuadra do të tërhiqen me short dhe do të sigurojnë vend në Ligën e dytë.
Ndeshjet e balotazhit do të luhën më 24 dhe 25 maj.