Asllani shënon përsëri për Elversbergun

- Bota Sot

Asllani shënon përsëri për Elversbergun

Elversbergu po afrohet gjithnjë e më shumë drejt pozitave që çojnë në Bundesligë.

E për këtë një nga meritorët është Fisnik Asllani, i cili po shkëlqen këtë sezon në Bundesliga 2.

Dhe nuk shkoi ndryshe as në këtë ndeshje pasi që arriti të shënonte në ndeshjen ndaj Braunschweigut.

Ai po ashtu dhuroi edhe një asist për Damar, i cili shënoi dy gola në këtë ndeshje.

Ndeshja po zhvillohet aktualisht dhe Elversberg po fiton me rezultat 3-0.



Lexoni të gjitha në Bota Sot