Kapiteni i Lazios: Drejtori i Juves më donte në Torino

- Bota Sot

Kapiteni i Lazios: Drejtori i Juves më donte në Torino

Në prag të sfidës kundër Juventusit, kapiteni i Lazios, Matia Zakanji, ka dhënë një intervistë interesante, ku ka zbuluar një prapaskenë të merkatos. Ai tregoi se Xhuntoli e ka kërkuar për ta transferuar në Torino.

“Po është e vërtetë që Xhuntoli më donte, por unë doja rinovimin, sepse këtu u ndjeva menjëherë si në një familje, më pranuan mirë dhe doja të bëhesha pjesë e diçkaje që e ndieja si timen.

Jam vërtet i kënaqur me zgjedhjen që kam bërë dhe tani dua të realizoj sa më shumë të mundem me këtë fanellë. Nuk dua që të duket sikur zgjodha gjënë më të lehtë, përkundrazi.

Ndoshta zgjodha gjënë më të vështirë, por e doja. Më dukej se isha gati për një përgjegjësi më të madhe, nuk doja të bëhesha një numër. Këtë e kam menduar edhe shumë muaj para se të firmosja.

Kam qenë gjithmonë i qartë me menaxherët e mi. Zgjedhja ime e parë ishte Lazio”, tha Zakanji.



Lexoni të gjitha në Bota Sot