Hasani (QKSS): Pjesëmarrja e Ficos më 9 maj në Rusi është alarm i madh për BE-në

- Bota Sot

Hasani (QKSS): Pjesëmarrja e Ficos më 9 maj në Rusi është alarm i madh për BE-në

Adelina Hasani nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka folur për pjesëmarrjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe të kryeministrit sllovak Robert Fico në paradën e organizuar nga Rusia më 9 maj siç e quajnë ata në Ditën e Fitores.

Në Info Magazine, ajo ka thënë se pjesëmarrja e shumë shteteve përfshirë edhe Kinës në organizimin e Rusisë tregon se këto shtetet duan të formojnë një bllok që është kundër Perëndimit.

Ndër tjera, ajo theksoi se pjesëmarrja e Ficos është alarm shumë i madh për Bashkimin Evropian.

“Nuk e di sa mundet me qenë e mundur kjo, ndoshta vetëm duke ia filluar për të bërë një gjykim të përgjithshëm se çfarë po ndodh aty dhe çka paraqet kjo edhe si problematikë edhe për Ballkanin Perëndimor, sepse nuk është më vetëm çështje e Rusisë dhe Serbisë, por po shihet se si një lloj i ndërtimit të kampit. Këtë ne e kemi parë edhe me ardhjen e Administratës Trump që ka paralajmëruar edhe ndryshim të rendit botëror, po shihet se është duke u munduar të shfrytëzohet ky lloj momentumi edhe të diskutohet ky rendi botëror”.

“Mendoj që të bëhet një skanim i situatës, kemi pasë edhe pjesëmarrje të Kinës në Rusi, edhe kanë dërguar mesazhe të rëndësishme për derisa për ne është Dita e Evropës ata i thonë Dita e Fitores, sepse nuk duan të asociohen me Perëndimin, ka qarje të mëdhaja të rendit botëror dhe këtu është momentum i rëndësishëm që këta duan të tregojnë se po ndërtohet një bllok i ri, dhe ky bllok i ri është kundër Perëndimit”.

“Pos presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, aty e kemi të pranishëm edhe kryeministrin e Sllovakisë, Robert Fico, që është një alarm shumë i madh vet për Bashkimin Evropian”, ka thënë Hasani. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot