Barcelona i ka dërguar një mesazh Real Madridit para ndeshjes së sotme.
Skuadra katalanase ka postuar në rrjetet sociale videon e finales së ”Copa del Rey”, e cila u zhvillua javë më parë.
Barcelona ia kujton Realit humbjen në finalën e Copa del Rey!
Barcelona arriti ta fitonte trofeun e Kupës së Mbretit, pasi e mposhti real Madridin, me rezultat 3:2, pas extra-time.
Ndeshja e sotme do të jetë vendimtare për titullin e kampionit të Spanjës, pasi kur kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund të kampionatit, Barcelona është lidere e tabelës me 79 pikë, katër më shumë se Real Madridi.
Ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit zhvillohet në stadiumin ”Olimpic Lluis Companys”, më fillim nga ora 16:15.