Të kuqtë njoftojnë largimin e lojtarit

- Bota Sot

Të kuqtë njoftojnë largimin e lojtarit

Para pak ditësh, skuadra e Bylisit njoftoi largimin e katër lojtarëve të skuadrës.

Megjithatë, nuk kanë qenë vetëm ata të larguarit nga mallakastriotët, të cilët sot kanë njoftuar një tjetër mbyllje bashkëpunimi.

Darko Ilieski nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Bylisit, të cilët e kanë komunikuar këtë vendim në një postim në faqen zyrtare të klubit.

"BYLIS ka ndërprerë bashkëpunimin me mbrojtësin Darko Ilieski.

FK Bylis e falënderon Ilieskin, për kontributin e dhënë në realizimin e objektivit, në skuadrën e parë, por njëkohësisht i uron suksese në vijimin e karrierës së tij.”, shkruan Bylisi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot