Hansi Flick bëhet trajneri i dytë në histori

- Bota Sot

Hansi Flick bëhet trajneri i dytë në histori

Barcelona ka fituar në tjetër “El Classico” ndaj Real Madrid, duke vazhduar dominimin absolut ndaj “los blancos” në këtë sezon, duke i mposhtur në katër ndeshje të luajtura.

Një dominim që ka ardhur me goleada, pasi me ato 4 të shënuar sot, shkoi në 16 numri total i golave të realizuar nga katalanasit në katër ndeshjet e luajtura mes dy skuadrave.

Meritat padyshim duhet t’i shkojnë Hansi Flik, i cili po ecën me një ritëm të pabesueshëm në vitin e tij të parë në drejtim.

Trajneri gjerman është bërë i dyti në historinë e Barcelonës që fiton 4 ndeshjet e para ndaj Realit.

I pari ishte Guardiola, i cili fitoi 5 radhazi, barazoi të gjashtin dhe shijoi humbjen vetëm në ndeshjen e 7 ndaj Realit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot