Mesfushori shqiptar shënon golin e tretë në 5 ndeshjet e fundit

- Bota Sot

Mesfushori shqiptar shënon golin e tretë në 5 ndeshjet e fundit

Adrion Pajaziti po kalon një sezon mjaft të mirë me Goricën në kampionatin kroat.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare është bërë protagonist edhe ditën e sotme.

22-vjeçari ka arritur të gjejë rrjetën në përballjen e sotme në shtëpi përballë Hajdukut të Splitit.

Në minutën e 48-të të takimit, Pajaziti u gjend brenda zonës dhe arriti të shënojë në trekëndësh të portierit kundërshtar.

Ky ishte goli i tretë këtë sezon për shqiptarin në kampionatin kroat në 22 paraqitje të zhvilluara. Në 5 ndeshjet e fundit me skuadrën e Goricës, Pajaziti ka arritur të shënojë tre gola.



Lexoni të gjitha në Bota Sot