Daku i jep fitoren Rubin Kazanit

- Bota Sot

Daku i jep fitoren Rubin Kazanit

Bomberi i kombëtares shqiptare Mirlind Daku ka gjetur rrugën e rrjetës me ekipine tij të Rubin Kazan në Rusi.

Në javën e  28-të Premier Leagues ruse, Rubini ka mposhtur me shifrat minimale Rostov. Daku finalizoi në limitete e kohës e ndeshjes.

Aktualisht Rubin Kazan mban vendin e 7-të në tabelë me 42 pikë. Ky ishte goli numër 12 për Mirlindin në kampionat, e përkthyer me pozicionin e 4-të të shënuesëve.

Vlen të theksohet se ekipet ruse nuk marrin pjesë në kompeticionet e UEFA-s dhe FIFA-s si pasojë e pezullimit për shkak të luftës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot