Bashkimi U-15, kampion në rajonin e Shkupit dhe të Kumanovës

- Bota Sot

Bashkimi U-15, kampion në rajonin e Shkupit dhe të Kumanovës

Gjenerata 2010/11 e KF Bashkimi nga Kumanova është shpallur kampion i Maqedonisë së Veriut për sezonin 2024/25 për rajonin e Shkupit dhe të Kumanovës.

Ekipit të trajnerit Sazan Latifi dje nga zyrtarë të FFM-së i është dorëzuar trofeu i kampionit.

"U bë dorëzimi i trofeut për gjeneratën 2010/11 (U15) si kampion në regjionin e Shkupit dhe Kumanovës, nga përfaqësuesit e federatës së futbollit të Maqedonisë.

Ndeshjen e fundit e zhvilluam si nikoqir me Kf Studeniçanin te stadiumi kryesorë i Bashkimit.

Edhe këtë ndeshje ishim fitues, dhe e përmbyllëm ligën me 14 fitore dhe 2 barazime.

Ky sukses dhe trofe padyshim se i takon lojtarëve, që secilën ndeshje dhanë maksimumin për këto ngjyra, dhe me plot meritë u shpallën edhe kampion, ku shpresojmë se në të ardhmen disa nga këto fëmijë ta veshin fanelën për ekipin Senior.

Faleminderit gjithë prindërve për besimin dhe mbështetjen, dhe gjithashtu një faleminderim edhe deri tek kryetari i palodhur Burak Hida që sot fëmijëve ua mundësoi ta zhvillojnë ndeshjen dhe pranimin e kupës te stadiumi kryesorë", njofton KF Bashkimi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot