Manchester City prezanton fanellën e re për sezonin 2025/26

- Bota Sot

Manchester City prezanton fanellën e re për sezonin 2025/26

Manchester City ka prezantuar fanellën e re për sezonin e ri 2025/26.

Me një dizajn që të kujton uniformat e dikurshme, fanella e re e Manchester Cityt ka një brez të bardhë që shtrihet nga shpatulla e djathtë deri në anën e majtë të belit.

Megjithatë, kjo herë është unike. Brezi, i cili ishte një element kryesor i dizajnit në uniformat e klubit në fillim deri në mesin e viteve 1970, nuk është përdorur kurrë në fanellën e shtëpisë, duke e bërë uniformën e sezonit 2025/26 unike, ndërkohë që i përmbahet trashëgimisë dhe të kaluarës së klubit.

Manchester City, këtë sezon ka kaluar në një nga sezonet më të dobëta që nga ardhja e Guardiolës si trajner, të cilët janë jashtë garës për titullin në Premierligë si dhe u eliminuan nga Liga e Kampionëve.

Mundësia e tyre e fundit mbetet “FA Cup”, të cilët do të luajnë finalen ndaj Crystal Palace, të shtunën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot