Java e fundit, e 33-të e Kampionatit të Maqedonisë së Veriut do të luhet shtunën, më 17 maj.
Kështu vendosën autoritetet e FFM-së, kryesisht për shkak të ndeshjes finale të Kupës së Maqedonisë së Veriut.
Në javën e fundit do të takohen: Brera - Rabotniçki, Pelisteri - Besa, Shkendija - Sileksi, si dhe Tikveshi e Struga TL.
Ndeshjet Vardari – Gostivari (3:0) dhe Voska - Shkupi (0:3) regjistrohen me rezultat zyrtar.