Evra: Ferguson i lig, po të stërviste sot do të ishte në burg!

- Bota Sot

Evra: Ferguson i lig, po të stërviste sot do të ishte në burg!

“Nëse Ferguson do të stërviste në ditët e sotme me shumë mundësi do të përfudnonte në burg.

Me sjelljen që ai kishte nuk mund të ndodhte ndryshe. Ju nuk e keni idenë se sa lojtarë kam parë me lot në sy si pasojë e sjelljes së tij. Ishte i lig”.

Patris Evra ka habitur të gjithë gjatë një ndërhyrjeje që bëri në podcast-in “SDS”.

Francezi përmendi edhe ngjarjen që ndodhi në sezonin 2002-2003 pas eliminimit të Junajtid nga FA Cup në ndeshjen me Arsenal ku Ferguson goditi kapitenin e Anglisë, Bekam me një këpucë në fytyrë.  

Mes të tjerash Evra zbulon edhe një tjetër incident që kishte si protagonist Uellbek gjatë një takimi miqëosr të Junajtid në Arabinë Saudite. “Runi i dha topin Uellbekut që të godiste ai penalltinë.

Deni gaboi dhe ne e humbëm atë miqësore.

Kur mbaruam ndeshje unë dhe Deni ishim në tualet dhe aty dëgjuam Fergusonin që thërriste: ‘Ku është Deni, ku është?

Kush mendon se është ai? E marrim në ekipin e parë dhe na merr përsipër që të godasë penallti!’. Aty u shtanga pasi nuk mendoja kurrë se për një miqësore të humbur do të bëhej problem sulmuesi që humbi penalltinë”, tha Evra.



Lexoni të gjitha në Bota Sot