Dalin në shitje biletat e finales së Kupës së Kosovës

- Bota Sot

Dalin në shitje biletat e finales së Kupës së Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për finale e Kupës së Kosovës, e cila do të zhvillohet ndërmjet FC Prishtina – KF Llapi 1932, më datë 22 maj 2025, në orën 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kanë dalë në shitje. Ato mund t’i blini përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:

https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 3 euro, Lindje 5 euro, Perëndim 10 euro dhe VIP 30 euro.

Tifozët e organizuar të Prishtinës “Plisat” do të jenë në tribunën e jugut, derisa ata të Llapit “Legjendat” në atë të veriut.



Lexoni të gjitha në Bota Sot