Arsenal me buxhet të majmë

- Bota Sot

Arsenal me buxhet të majmë

Arsenal po planifikon shpenzime të mëdha gjatë merkatos së verës. Sipas “Sky Sports News”, trajneri Mikel Arteta do të ketë të paktën 100 milionë stërlina në dispozicion për të shpenzuar në transferime këtë verë. Kësaj shume do t’i shtohet edhe ajo që do të mblidhet nga shitja e lojtarëve.

Arsenal është në një pozicion shumë të mirë në lidhje me “rregullat financiare të vendosura nga Premier League”.

Madje kanë edhe një ekip të fortë, që mund të konkurrojë denjësisht në kampionat në Europë. Këto të ardhura shtesë do të përdoren për 2-3 përforcime të nevojshme.

Klubi po planifikon të rifreskojë skuadrën, për të gjeneruar fonde të mëtejshme për të investuar në nënshkrime të reja. Arsenal është i bindur se do të nënshkruajë sap o të përfundojë sezoni me mesfushorin e Real Sociedad, Martin Zubimendi. Për këtë nënshkrim duhet rreth 50 milionë stërlina.

Gjithashtu, “topcinjtë” do të nënshkruajnë me një sulmues këtë verë, por ata ende nuk i kanë ngushtuar opsionet e tyre në një emër. Në listën e drejtorit sportiv Andrea Berta janë sulmuesi i Sporting Lisbon, Viktor Gyokeres si dhe Benjamin Sesko, që luan me RB Leipzig.

Sesko vlerësohet rreth 65 milionë stërlina, ndërsa Gyokeres ka një klauzolë lirimi prej 85 milionë stërlina. Por, Sporting do të ishte i gatshëm ta linte të shkonte për rreth 67 milionë stërlina. Të dy sulmuesit pritet të paguhen rreth 200,000 stërlina në javë, shumë “top” për një sulmues të Premier League.



Lexoni të gjitha në Bota Sot