Zbulohet pjata e preferuar e Yamal para ndeshjeve të rëndësishme

- Bota Sot

Zbulohet pjata e preferuar e Yamal para ndeshjeve të rëndësishme

Lamine Yamal, ylli 17-vjeçar i Barcelonës, megjithëse ende nuk ka mbushur 18 vjeç, tashmë ka fituar statusin e një superylli global në futbollin modern.

Talenti spanjoll vazhdon të tërheqë vëmendjen jo vetëm për performancat në fushë, por edhe për jetën e tij private.

Sipas një raportimi të fundit të gazetës spanjolle “Marca”, është zbuluar çfarë konsumon Lamine Yamal para çdo ndeshjeje të rëndësishme.

Ushqimi i tij i preferuar është mish pule me oriz në salcë kikiriku, një recetë tradicionale nga Guinea Ekuatoriale, përgatitur nga nëna e tij, Sheila Ebana, me origjinë nga ky vend afrikan.

Ky ushqim, i pasur në proteina dhe yndyra të shëndetshme, e ndihmon Yamalin të ruajë masën muskulore dhe energjinë, cilësi të domosdoshme për një sportist elitar. Kikiriku, si përbërësi kyç i salcës, sipas nutricionistes May Moron, është një ushqim i pasur në proteina bimore, fibra, vitamina B, minerale si magnezi dhe kaliumi, si dhe antioksidantë të fuqishëm.

Yamal ndjek një stil ushqimi të ngjashëm me Cristiano Ronaldon, i cili gjithashtu konsumon rregullisht pulë, peshk, tërshërë, brokoli, avokado dhe produkte të tjera të pastra.



Lexoni të gjitha në Bota Sot