Evra për ish-yllin e United: I jashtëzakonshëm

- Bota Sot

Evra për ish-yllin e United: I jashtëzakonshëm

Ish-mbrojtësi Patrice Evra e ka cilësuar Ruud van Nistelrooy si lojtarin më mbresëlënës që ka parë në stërvitje te Manchester United.

Sa i përket lojtarit ‘më të përkushtuar’, Evra ka përmendur fituesin pesë herë të Topit të Artë, Cristiano Ronaldon.

Pavarësisht kohës së kufizuar të ndarë me të, Van Nistelrooy i ka bërë më shumë përshtypje Evra në seancat stërvitore. Francezi tha së fundmi në podkastin SDS:

“Për mua, Van Nistelrooy. Nëse do të kishim mundur të regjistronim disa nga golat që ai shënoi në stërvitje, seriozisht, ishte e pabesueshme. Më i përkushtuari do të thoja se është Cristiano”.

Për përkushtimin e Cristiano Ronaldos, ai tha:

“Stërvitja ishte në orën 10. Ai do të shfaqej në orën 8 në dush. Ai vazhdonte të stërvitej”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot