Nuk lejon Barcelonën të festojë titullin në fushë, plas sherri dhe ndizen pompat e ujit

- Bota Sot

Nuk lejon Barcelonën të festojë titullin në fushë, plas sherri dhe ndizen pompat e ujit

Derbi i Katalonjës mes Espanyolit dhe Barcelonës është ndër më të ndezurit në Spanjë pasi dihet urrejtja e thellë që kanë dy klubet për njëri-tjetrin.

Dhe sigurisht, Espanjoli nuk mund të lejonte Barcelonën t’i festonte titullin kampion në stadiumin e tij.

Pas vërshëllimës përfundimtare, lojtarët e Barçës filluan festën në qendër të fushës, por pat menjëherë përplasje me futbollistë të Espanyolit, ndërsa u përfshinë me shpejtësi edhe stafet e dy skuadrave për të shmangur një përplasje më të fortë.

Ndërkohë, punëtorët e stadiumit hapën me shpejtësi pompat e ujitjes së fushës, duke qullur lojtarët në fushë, për t’i detyruar ata të Barcelonës të dilnin sa më parë nga impianti i tyre.

Për të shmangur përshkallëzimin e situatës, u desh ndërhyrja e Hansi Flik, Trajneri që në fillim u kishte kërkuar lojtarëve të dilnin shpejt nga fusha dhe r më pas shkoi vetë në qendër dhe nisi t’i shtynte një nga një për t’i larguar sa më shpejt drejt dhomave të zhveshjeve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot