Mbrojtësi i Real Madridit, Antonio Rudiger ishte pjesëmarrës në një turne futbolli të vogël “Icon League”.
Ai mori pjesë edhe në një intervistë, ku u pyet rreth talentit më të madh të momentit.
Rudiger tha se talenti më i madh i momentit në futboll është Lamine Yamal.
Lamine Yamal zhvilloi një super sezon me Barcelonën. Në të gjitha garat ai zhvilloi plotë 53 ndeshje, shënoi 17 gola dhe bëri 25 asiste.