Conte përgatit Napolin për betejë

- Bota Sot

Conte përgatit Napolin për betejë

Pas gabimit kundër Genoa, ku Napoli barazoi 2-2 në shtëpi, skuadra e trajnerit Antonio Conte do të luajë të dielën në mbremjë ndaj Parma jashtë fushe. Një sfidë delikate për titullin kampion në Serie A, me Napoli që ndodhet 1 pikë para Inter në renditje.

Një ndeshje që Napoli nuk mund të humbasë nëse dëshiron titullin. Për këtë arsye, Antonio Conte e mblodhi ekipin gjatë javës dhe u kërkoi senatorëve të tij ta drejtonin grupin për një arritje të paimagjinueshme në fillim të sezonit.

Lukaku, McTominay dhe Spinazzola do të jenë shtyllat mbi të cilat do të mbështetet trajneri Conte. Do të duhet të jenë ata që do të luajnë rolin kryesor në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.

Do të mungojnë Buongiorno dhe Lobotka. Kthimi i tyre pritet vetëm për ndeshjen e fundit kundër Cagliari. Surpriza mund të jetë aktivizimi i David Neres edhe pse ai nuk mund të luajë 90 minuta, ndaj pritet ta nisë nga stoli.

Trajneri Conte ka karikuar maksimalisht ekipin, i vetëdijshëm se për të do të jetë një betejë e fortë në Parma, që nga ana e saj lufton për të mbijetuar në Serie A. Të gjithë janë gati te Napoli për të shkruar historinë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot