Bruno shpallet më i miri i sezonit te Manchester Unitedi

- Bota Sot

Bruno shpallet më i miri i sezonit te Manchester Unitedi

Futbollisti i Kombëtares së Portugalisë, Bruno Fernandes është shpallur më i miri i sezonit te Manchester Unitedi.

Sot, lojtari portugez mori çmimin e më të mirit të sezonit 2024/25.

Ai e ka fituar katër herë këtë çmim, duke barazuar Cristiano Ronaldo dhe David De Gean.

Gjatë këtij sezoni 30-vjeçari në të gjitha garat zhvilloi 54 paraqitje, shënoi 19 gola dhe bëri 19 asiste.

Ai së bashku me Manchester Unitedin ka siguruar finalen e madhe të UEFA Europa League, ku do luajnë kundër Tottenham Hotspurit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot