Erdogan për bisedimet e luftës së Ukrainës në Turqi: Një dritare për të ndalur gjakderdhjen

- Bota Sot

Erdogan për bisedimet e luftës së Ukrainës në Turqi: Një dritare për të ndalur gjakderdhjen

Presidenti i Turqisë, Reçep Tayipp Erdogan, në fjalën e tij nga Shtëpia e Europës në kryeqytet, u shpreh se mbrotja e kontinentit ka një rëndësi shumë të madhe.

Ai tha se është i nevojshëm bashkëpunimi i të gjitha shteteve, teksa theksoi se këtu duhet të marrin pjesë edhe ato shtetet të cilat nuk janë anëtare në Bashkimin Evropian, për të përmbushur kështu sa më mirë rolin që kanë ato në NATO.

“Tashmë më shumë se kurrë është e rëndësishme të veprojmë të bashkuar, mbi bazën e bashkëpunimit.

Ka një potencial për bashkëpunim në fusha si mbrojtja, energjia, transporti e të furnizimit, tregjet digjitale dhe lëndët minerale kritike. Janë shumë fusha ku ne mund të bahskëpunojmë. Në këto kohë kritike, kur diskutohet e ardhmja e sigurisë europiane, përpjekjet e BE për të zhvilluar industrinë e saj të mbrojtjes janë të dobishme. Besojmë se këto përpjkje duhett të përfshinë edhe aleatë që nuk janë anëtare të BE. Në mënyrë të tillë që të mos “fyejë” rolin e NATO-s”, tha Erdogan.Për luftën Rusi Ukrainë, Erdogan e solli vëmendjen tek bisedimet që po kryhen në shtetin e këtij për këto dy vende luftuese. Ai përgëzoi Zelenskyn për pranimin e diskutimeve, teksa u shpreh se këto dialogje janë si një dritare e çelur për ndalimin e gjakderdhjes.

“Unë kam zhvilluar takime me vete me Presidentin Trump, President Putin, President Zelensky, President Macron, kryeministren Meloni. President Zelensky ishte dje në Ankara. Pas takimit me të, vendosi të nisë bisedimet teknike për herë të parë që prej Marsit 2022. Një dritare shumë e rëndësishme është çelur për të ndalur gjakderdhjen. Ne besojmë që kjo mundësi nuk duhet humbur. Rusia, Ukraina, Turqia tashmë po zhvillojnë bisedime në Stamboll, drejtuar nga ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë. Në këtë fazë, ne mbështetemi tek të gjithë partnerët tanë për të mbajtur të hapura kanalet e dialogut”, tha ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot