Pep Guardiola ka folur në konferencë për media para ndeshjes së nesërme ndaj Crystal Palace, e vlefshme për finalen e madhe të FA Cup.
Trajneri spanjoll u pyet nga gazetarët nëse Rodri ka gjasa të luajë në këtë finale.
Pepi tha se i duhet një konfirmim nga mjekët e klubit.
“Nëse mjekët e klubit më thonë se ai është gati, atëherë ai mund të startoj në finalen e FA Cup. Ai po bën shumë mirë”, u shpreh Pep Guardiola
Nesër nga ora 17:30 në stadiumin “Wembley”, zhvillohet ndeshja finale mes Crystalit dhe Manchester Cityt.