Ibrahimoviçi rrezikon vendin e punës

- Bota Sot

Ibrahimoviçi rrezikon vendin e punës

Revolucioni i Milan pas këtij sezoni të trazuar do të përfshijë kryesisht trajnerin dhe lojtarët, por edhe drejtuesit nuk janë të qetë. Çështja e drejtorit të ri sportiv është e njohur prej kohësh dhe për momentin ende e pazgjidhur, por klubi duhet t’i kushtojmë vëmendje edhe figurës së Zlatan Ibrahimoviç.

Këshilltar i lartë i “RedBird”, që nga dhjetori i vitit 2023, ai menjëherë u bë një figurë referimi jo vetëm për sa i përket imazhit, por edhe për sa i përket operacioneve të klubit. Një lloj superkonsulenti nën mandatin e drejtpërdrejtë të Gerry Kardinale, i cili punoi përkrah Furlanit dhe Monkadës.

Është e qartë se zhgënjimi i pronarit të Milan për mënyrën se si po mbyllet ky vit ndikon edhe te suedezi, tek i cili ai vazhdon të ketë besim të madh. Por, me ardhjen e një drejtori të ri sportiv, mund të bëjë një gjysmë hapi prapa të paktën për sa i përket zgjedhjeve në treg.

Fati i tij nuk do të ndjekë atë të Maldini dhe Massara, por një menaxher i ri mund të ndryshojë rolin dhe detyrat e Ibrës, i cili edhe në ditët para finales së Kupës së Italisë duket se i është afruar më shumë figurës së ambasadorit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot